Vriten 2 turistë çekë, më pas hidhen në humnerë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Dy turistë çekë kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në Dukagjin në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes në fshatin Prekal, ku banorë të zonës kanë njoftuar policinë për një makinë të aksidentuar, e cila kishte rënë në një humnerë rreth 15 metra të thellë, raporton gazeta Shqip
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhej fjalë për dy turistë çekë, të cilët dyshohet se janë vrarë me armë zjarri me qëllim për t’i grabitur dhe më pas mjeti i tyre furistradë tip ‘Nissan’ është hedhur në humnerë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.