Një i ri humbi jetën në orët e para të ditës së sotme pasi u qëllua me armë zjarri në një ekzekutim nga persona ende të paidentifikuar.
Viktima është Edmond Mehmeti, 32 vjeç, raportojnë burime policore për NOA.al.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Turizëm- Kanali Cukës. I ndjeri ndodhej pranë makinës së tij, kur iu zu pritë dhe u qëllua me armë zjarri duke marrë plumb në zemër.
Edmond Mehmeti dha shpirt në makinën e tij tip “Peugeot” ngjyrë blu, ku qëndroi deri pak më parë që forcat policore bënë dërgimin për në morg pasi nisën procedurat e rastit.
Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta. Viktima ishte pronar i një lavazhi automjetesh në qytetin e Sarandës.
Komisariati i Sarandës ka ngritur postblloqe në aksin Sarandë-Ksamil, në përpjekje për kapjen e autorëve.
Policia dyshon shumë se autorët e krimit janë shqiptarë shtetas të Kosovës. Hetimet bazohen në pistën e një sherri për motive banale të nisur më herët gjatë ditës së djeshme mes të ndjerit dhe shqiptarëve të Kosovës.
