Vritet një polic i forcave speciale në Lazarat

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Vritet një polici i forcave speciale të RENEA-s në fshatin e Lazaratit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Gjirokastrës
Fshati i Lazaratit u trondit nga të shtënat e armëve, gjatë orëve të vona të natës. Të shtënat mësohet se, u shënuan në pjesën e poshtme të fshatit të Gjirokastrës.
Policia nuk jep më shumë informacione lidhur me situatën, ndërsa ka prezencë të shtuar të bluve në fshat ne dy postblloqe,Transmeton Shekulli.
Lidhur me situatën ka ardhur reagimi i kreut të PD në Gjirokastër, Roland Bejko.
Sipas tij, kjo situatë është pasojë e provokimit policor, duke pretenduar se ka qëlluar policia dhe jo banorët./21Media