Gjatë luftimeve në radhët e kryengritësve kurdë kundër ISIS-it, është vrarë Refik Horozi, 60 vjeç, me prejardhje nga Prishtina, i cili është shqiptari i parë që luftonte kundër Shtetit Islamik (ISIS) në Siri.
Horozi, i ishte bashkuar rebelëve kurdë (YPG) prej 15 shtatorit të 2014, për të luftuar padrejtësitë dhe masakrat e ISIS. Mediat kurde i kane kushtuar një vëmendje të veçantë 60 vjeçarit, që pavarsisht moshës ka qenë një nga luftëtarët më besnikë të forcave YPG në Siri.
Vincent Tejest i ka siguruar Lapsi.al një fotografi që tregon luftëtarin shqiptar Horozi në veri të Sirisë, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme gjatë luftimeve në Kobani.
Sipas dëshmive, Horozi ishte një nga luftëtarët më të përkushtuar dhe ka qëndruar në front në momentet më të vështira gjatë luftimeve në Kobani. Rrethimi i Kobanit u nis nga militantë të Shtetit Islamik më 13 shtator 2014 për të çliruar rajonin dhe qytetin e Kobanit, që ndodhet në veri të Sirisë afër kufirit me Turqinë, transmeton Lapsi.al.
Sipas luftëtarit shqiptar me nënshtetësi turke, por me origjinë nga Prishtina, vazhdon të ishte deri në momente te fundit të jetës se tij pjesë e luftimeve në Siri. Horozi lindi në Sinop, një qytet në veri të Turqisë, ku prindërit e tij u shpërngulën nga Kosova. Por Rifat Horozi është krenar për origjinën e tij dhe në çdo intervistë që ka dhënë, ai prezanton vetën si një luftëtar.
