Vjen reagimi i menjëhershëm i Aleksandar Vucic ,pas publikimit të postimit të kryemnistrit të Shqipërisë Edi Rama !
Postimi i kryeministrit të Shqipërisë në Twitter, menjëherë pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS), ku ia dha përfaqësueses së Shqipërisë 3 pikë, duket se e ka obliguar edhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ta bëjë një reagim në të njëjtën formë.
Rama menjëherë pas këtij vendimi, ka postuar në Twitter duke e quajtur këtë si një fitore të madhe të drejtësisë evropiane. “Supeeeer! Ja ç’dmth drejtësi europiane! 3 pike për Kombëtaren Kuqezi ne Beograd!!! #ForcaShqiperia”.
Por, nuk ka pritur shumë dhe kryeministri serb Vuçiq, i është përgjigjur Ramës me një tweet tjetër.
Ai vendimin e CAS-it si një dënim për palën e dëmtuar. Ndërsa drejtësinë evropiane si padrejtësi që po përsëritet disa herë.
“Drejtësia evropiane, për të disatën herë, po shndërrohet në padrejtësi botërore. Ata që nxitën incidentin, u shpërblyen, ndërsa viktima u dënua. Vendimi i Gjykatës në Lozanë është një turp për ligjin, drejtësinë dhe përbënë një fyerje për të gjithë njerëzit normal”, ka thënë Vuçiq në postimin e tij


