Nesër në Bruksel, do të zhvillohet takimi i tret mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i qeverisë serbe, Alleksandar Vuçiq ka thn se bisedimet nuk do të jen të lehta, as të thjeshta, dhe që pret kompromise nga pala kosovare.
Ai nuk deshi të jap ndonjë prognoz dhe nënvizoi se nuk duhet pritur që vetëm Beogradi të lëshoj pe.
Serbia ka nevoj për një vlerësim të gatishmris së saj për të zbatuar marrëveshjet që lidh me Prishtinën, për të marr dritn jeshile e hapjes së negociatave për antarsim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, sot gjatë një hapjeje të një fabrike në Serbia, ka folur për medie edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se delegacioni serb gjithmonë niset për në dialog me besim të mirë dhe shpresën e shpëtimit por që ajo nuk varet vetem nga ata. Rezultati i raundit të ri nuk mund të parashikohet por sipas Vuçiq-it ata do të luftojnë për vendin e tyre dhe njerëzit e tyre në Kosovë, transmeton Indeksonline.
“Dhe çfarë do të jetë rezultati, do ta shohim nesër… Natyrisht, që do të ketë kompromise por kjo duhet kuptuar edhe nga pala tjetër e dialogut”, tha Vuçiq para gazetarëve në Rumi.
Kryeministri serb u shpreh i pakënaqur me zbulimin e detajeve nga delegacioni kosovar rreth marrëveshjeve. Ai tha se ata po i respektojnë marrëveshjet dhe po bëhen partner i besueshëm ndërkombëtar.
