Vuçiq: Muri i paralajmëruar në Hungari nuk është “diçka e mirë”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Serbia do ta shtoj kontrollin për t’i ndalur imigrantët ilegalë që arrijnë nga Maqedonia, ka thënë, kryeministri Aleksandar Vuçiq, pas paralajmërimit të Hungarisë se do të ndërtojë mur përgjatë kufirit të vet me Serbinë, për ta ndalur kalimin e imigrantëve. Pas takimit në Budapest, me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, Vuçiq theksoi se muri nuk është “diçka e mirë” për Serbinë dhe se me ndihmën e Hungarisë, kontrollet do të shtohen në kufirin e Serbisë me Maqedoninë./21Media