Vuçiq nesër në Preshevë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq neser do të vizitojë komunat e Preshevës dhe Bujanocit.
Lajmi është bërë publik nga agjencia “Presheva jonë”, sipas të cilës Vuçiq do të vizitojë edhe refugjatët nga Siria dhe më pas, në qytetin e Bujanocit do të ketë një takim me liderët serbë të kësaj zone.
Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë serb viziton shqiptarët e kësaj zone. Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka qenë dy herë në këtë zonë, por është takuar me përfaqësues të ushtrisë dhe me serbët, por asnjëherë me shqiptarët.