Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se sulmi i sotëm ndaj tij në Potoqari në Srebrenicë nuk është incident por sulm i organizuar mirë dhe se budallenj ka tek të gjithë popujt.
Kryeministri ka thën se është pritur mirë në Srebrenicë por se pasi ka mbërritur ka dëgjuar disa fyerje.
“Kur kemi dalë, kur kam vendosur lule kam dëgjuar thirrjet ‘Allahu ekber’ dhe ‘vraj, filluan të gjuajnë me gjësende dhe këtu kam dashur t’i pyes: Pse më sulmoni? Pse më gjuani kur ua kam zgjatur dorën për paqe?”, ka thënë kryeministri në konferencë për media transmeton B92.
Ai ka shtuar se ai sulm ka qenë mirë i organizuar por atë nuk e kanë bërë familjet e të vdekurve.
“Jam qëlluar me gurë në buzë, syzat më janë thyer. Shpreh keqardhje se diçka e tillë ka ndodhur , disa njerëz nuk e njohin se jam për pajtim. Por, pa marrë parasysh çfarë pashë urrejtje që deri më tani nuk e kam parë, dora ime mbetet e shtrirë për popullin boshnjak “, tha Vuçiq .
