Vuçiqi Ramës: Ani pra, shihemi në Shkodër!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

(I plotësuar) – Pas shkëmbimit të disa mesazheve të ashpra në Twitter ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se fundi do të jetë i lumtur. Të paktën kjo mund të konstatohet nga postimi i fundit i Vuçiqit.
Në mesazhin e Ramës se Vuçiqi është i mirëpritur në Shkodër në ndeshjen Shqipëri-Serbi, kryeministri serb duket se e ka pranuar një ftesë të tillë, transmeton Indeksonline.
“E thënë mirë Edi Rama. Do të jetë kënaqësi”, ka shkruar Vuçiq.

—————-
Kryeministri i Shqipërisë i është përgjigjur ‘kërcenimeve’ sportive të homologut të tij Aleksandër Vuçiq duke thënë se lojën në Shqipëri do ta fitoj kush do luaj më mirë.
Ja postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook.
@SerbianPM mik i dashur ne Shqiperi do fitoje kush do luaje me mire futboll ate dite ndaj mos thuaj “Ne do fitojme” se s’ke asgje ne dore:-)
In Albania, my dear friend @SerbianPM, that day will win who will play best football, so never say “We will win” as nothing depends from you

Mirpo pa vonuar shumë Rama përsëri postoj në Facebook,duke i treguar Vuçiqit se ku do zhvillohet loja dhe e fton atë (Vuçiqin) si musafir të nderit./21Media
Dhe qe ta dish ndeshja do behet ne Shkoder, ku je i mirepritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t’i duartrokasim se bashku ata qe do fitojne
And by the way, the game will be played in Shkodra where you are welcomed to be my honored guest so we can applaud together the winners