Vushtrri: Vdes fëmija në veturën e djegur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia Rajonale e Mitrovicës përmes një kumtese për opinion ka njoftuar se “një fëmijë 3 vjeçar, E.M. gjendet pa shenja jete ne një veturë që ishte kapluar nga zjarri në fshatin Stanovc i ulët të Vushtrrisë. Rastin për mbetjen e viktimës në veturën qe ishte djegur e kanë raportuar familjarët e tij rreth orës 10:00 të paradites së sotme. Njësitë përkatëse policore me të arritur në vendngjarje bëjnë te ditur se zjarrin në veturën e djegur e kishin fikur familjaret e viktimës. Nga hetimet e para te filluara nga hetuesit me autorizim dhe prezencë të prokurorit nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se në kohën e incidentit viktima ndodhej brenda në veturën e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, ku ishte kapluar nga zjarri dhe si pasojë viktima kishte mbetur brenda pa shenja jete.
Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes hetuesit policor dyshimet e para i kanë ngritur mbi provat materiale fillestare ku dyshohet se një nga shkaktaret e zjarrit ne veturë të ketë qenë një shkrepsë të cilën ta ketë ndezë viktima.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me vendim të prokurorit publik , trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij, ndërsa vetura e djegur është dërguar për ekspertizë të mëtejme nga ekspertët e zjarrit.
Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, thuhet në kumtesën e Policisë Rajonale të Mitrovicës./ Foto: Ilustrim/