VV, Isa t'kthehet në Kuvend

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Isa Mustafa që diskutimi për marrëveshjet e Brukselit të shtyhet për seancën e ardhshme.
“Kryeministri thotë se nuk e ka Hashim Thaçin këtu. Isa Mustafa edhe vetë po dyshon a është kryeministër apo jo. Ai po fshihet pas Hashim Thaçit i cili nuk ndodhet këtu, por është në Londër”, tha Konjufca.
“Do ta pamundësojmë vazhdimin e mëtejmë të seancës nëse kryeministri nuk vjen. Nuk kemi ardhë me fol këtu për marka tregtare , kur po na shkojnë 30 përqind të territorit”.