VV në Vushtrri: Peticioni – nën "vëzhgimin" e policisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në Vushtrri, pranë pikës ku po mblidhen nënshkrimet e qytetarëve, gjatë gjithë kohës po qëndrojnë dy policë me uniforma, pa kurrfarë nevoje.
Sipas Vetëvendosjes, qëndrimi i policëve po vazhdon, dhe kjo gjë po i bën qytetarët që të hezitojnë të afrohen për të nënshkruar.
“Një gjë e tillë po ashtu po shkakton irritim tek njerëzit që megjithatë po përfshihen në peticion. Prania e policisë në aktivitete të tilla si mbledhja e nënshkrimeve, është tërësisht e panevojshme dhe s’ka se si të jetë ndryshe përveçse formë e sofistikuar e presionit ndaj qytetarëve për të mos e nënshkruar peticionin”, thuhet në një reagim të Lëvizjes Vetëvendosje.