Wikileaks: SHBA ka përgjuar Presidentët e Francës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me anë të një kumtese për shtyp Uikiliks zbuloi sot skandalin e radhës, në të cilin sipas saj ishte e përfshirë Agjencia amerikane për siguri Kombëtare, e cila sipas Uikiliksit ka përgjuar presidentët francezë Zhak Shirak, Nikolas Sarkozi dhe presidentin aktual, Fransoa Holland.
Agjencia amerikane për siguri kombëtare ka spiunuar presidentët francezë, Zhak Shirak, Nikolas Sarkozi dhe Fransoa Holland, ka njoftuar sot me anë të një kumtese Uikiliks, duke cituar raporte të fshehta të inteligjencës dhe dokumente teknike.
Detaje të dokumentit u publikuan fillimisht nga gazeta franceze, Liberasion, e cila njoftoi se Agjencia amerikane për siguri kombëtare ka përgjuar presidentët francezë nga viti 2006 deri në vitin 2012, kur Holland e zëvendësoi Sarkozinë në funksionin e Presidentit./21 Media