Muzikantë nga pesë kontinente do të marrin pjesë në Festivalin XVI të Xhazit që mbahet në qytetin maroken të Tangierit, ndërmjet 9 dhe 13 shtatorit të këtij viti.
I njohur si “Tanjazz”, tërë aktiviteti në fjalë do t’i tubojë njëzetë bende të cilat do të përfaqësojnë stile të ndryshme, si “electric groove”, “blues” apo “soul-rock”.
Me sloganin “Xhazi i pesë kontinenteve”, kjo ngjarje kulturore do t’i bëjë bashkë muzikantë nga Evropa e Azia, sikurse edhe pritet pjesëmarrje e grupeve nga Senegali, Algjeria, Libani e Australia.
