Ylli i detit fsheh sekretin e rinisë së përhershme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se sekreti i rinisë së përjetshme fshihet tek ylli i detit të cilët shumohen me ndarje dhe shpresojnë se ky zbulim do të ndihmojë në kërkimet me qëllim të zgjatjes plakjes edhe të njerëzve.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Goteborgut ka bërë kërkime mbi yjet e detit dhe gjetën se yjet që shumohen aseksualisht kanë ADN të veçantë dhe mund të jetojnë me shekuj pa u plakur.
Ky konstatim vlen vetëm për yjet e detit që shumohen aseksualisht, por jo edhe për ata që shumohen seksualisht. Një nga pjesëmarrësit e studimit Helen Nillson Skold tha se çelësi i këtij fenomeni është fakti se gjatë klonimit e qelizat e yllit të deti nuk harxhojnë dhe nuk shkurtojnë telomeret, që është rasti me telomeret e njeriut dhe krijesave tjera të gjalla.
Ajo shton se me kalimin e kohës, telomeret tek njerëzit vijnë duke u shkurtuar dhe kështu shkaktojnë dëmtimin e strukturës së ADN-së, e cila më pas shndërrohet si terren i përshtatshëm për lindjen e sëmundjeve, plakjes dhe vdekjes së njeriut,transmeton (AA)
Shkencëtarët presin që ky zbulim mund të jetë udhëheqës në eksperimente dhe hulumtime të cilat kryhen me qëllim të ngadalësimit të plakjes tek njerëzit. Rezultatet e hollësishme të këtij studimi u botuan në revistën shkencore “Genetics Society”./21Media