YouTube do të prezantojë së shpejti një sajt dhe aplikacion dedikuar lojërave. Gjiganti i kërkimit Google do ta prezantojë këtë shërbim të ri në fund të sezonit të verës. Ky sajt i ri do të jetë një rival i fortë i shërbimit Twitch, që është nën pronësi të Amazon.
Menaxheri i YouTube-it, Alan Joyce, deklaroi se sajti YouTube Gaming do të jetë një destinacion për përdoruesit për të gjetur video lojëra. Aplikacioni dhe sajti do të kenë faqe individuale dedikuar më shumë se 20 mijë lojërave.
