Zaev: Mbi 600 mijë biseda të përgjuara në Maqedoni

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbi 600 mijë biseda të përgjuara janë pjesë e aferës së përgjimeve në Maqedoni, që u publikuar nga lideri opozitar maqedonas, Zoran Zaev.
Ai mbrëmë në një intervistë për emisionin “Vin Vin” theksoi se ka arritur të dëgjojë vetëm mbi 1 mijë biseda të përgjuara, ndërsa sipas tij janë mbi 600 mijë biseda.
“Jam kujdesur që të mos publikojmë ato biseda ku dëgjohet zëri i fëmijëve të Sasho Mijallkovit dhe të Nikola Gruevskit. Nuk dua të lëndojë edhe fëmijët. Gjithçka që ka në audioregjistrime do të shqyrtohen nga prokurorja speciale Katica Janeva”, deklaroi Zaev.