Mysafire në emisionin “ 21 Gradë” të RTV21 ishte këngëtarja e njohur Zanfina Isamili e cila e promoi këngën e saj me të re e cila titullohet ‘Nuk po t’shoh’.
Këngëtarja e hiteve ‘Ma ngat’ dhe ‘Every night’, pas një pauze 6 mujore rikthehet në skenë, me këngë të cilën e promovojë edhe me klip .
Zanfina e pranoi se ka punuar me përkushtim në realizimin e këngës më të re, si tha ajo tri herë e kemi ndryshuar tekstin.
Ajo e arsyetoi pse pikërisht promovimin në RTV21 sepse si tha ajo “ në RTV21 gjejë gjithmonë mbështetje” dhe falënderoi për këtë.
‘Nuk po t’shoh’ është këngë ritmike dhe i përshtatet stinës së verës.
https://youtu.be/ldKPC58l1bk?list=PLD7SPvDoEddav3gvrmEMEZ_GMULu6QG1q
