Zbulim i pazakonshëm i zhytësve në ujërat e Suedisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ushtria e Suedisë ka kumtuar se është duke analizuar një video-xhirim, në të cilin mund të shihen mbetjet e një nëndetëse, për të cilën besohet se është nëndetëse ruse.
Xhirimin e bënë zhytësit nga një grup suedez i kërkuesve të thesareve. Zbulimi u bë më pak se një vit pasi që ushtria dhe flota detare e Suedisë i dhanë fund kërkimit të pasuksesshëm të një nëndetëse ruse, për të cilën pretendohej se është parë në ujërat afër Stokholmit.
Zëdhënësi i ushtrisë suedeze, Anders Kalin, nuk konfirmoi se a është edhe ushtria suedeze e mendimit se bëhet fjalë për mbetjet e një nëndetëse ruse. Ai tha se nuk dëshiron të komentojë, përderisa ushtria të mos sigurojë informata shtesë dhe se analiza e xhirimit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
Kompania për hulumtimin e shtratit të detit, Oushen Iks Tim, e cila gjeti mbetjet, kumtoi në faqen e saj në internet se nuk dihet se sa është e vjetër nëndetësja dhe nuk dihet ende se që sa kohë po qëndron ajo në fund të detit, por se mbishkrimi me shkronja cirilike në trupin e anijes dëshmojnë se bëhet fjalë për një anije ruse.
Njëri nga personat që zbuluan nëndetësen, Denis Ajsberg, deklaroi për gazetën suedeze Ekspresen se ajo duket si një nëndetëse moderne, por një ekspert për nëndetëse i tha po kësaj gazete se mendon se bëhet fjalë për një nëndetëse ruse, e cila është fundosur në vitin 1916./21Media