Zbulohet identiteti i dy shtetasve të vrarë turq

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas vrasjes makabre të dy shtetasve turq në afërsi të Shkupit, policia ka zbuluar edhe identitetin e tyre. Bëhet fjalë për gruan 52 vjeçare Gjulçin E., dhe djalin e saj 29 vjeçar Samet S., raporton Zhurnal.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 5.30 mëngjesin e sotëm në lagjen Kozle të Shkupit. Viktimat janë goditur me breshëri plumbash në kokë dhe nga plagët e marra kanë vdekur.
Personat e vrarë i ka parë 57 vjeçari N.A., i cili është tronditur tej mase nga tragjedia dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori, krim-teknika dhe zyrtarë të tjerë të MPB-së të cilët janë duke grumbulluar dëshmi për të zbuluar autorët e këtij krimi.
Ndryshe, kjo është hera e parë që shtetas të huaj turq të vriten në rrethana monstruoze në Maqedoni, transmeton Zhurnal.