Zëvendëskryeministri maqedonas për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski sot ka sulmuar dhe grushtuar gazetarin Sasho Politiko në Shkup.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.15, kur Peshevski ka grushtuar gazetarin i cili po tentonte që përmes celularit të tij ti merrte një deklaratë. Incidenti ka ndodhur para kafenesë “Pastel” në Shkup, derisa zëvendëskryeministri po largohej nga lokali drejt makinës së tij.
Pas incidentit, zëvendëskryeministri Peshevski dhe gazetari Sasho Politiko kanë shkuar në polici. Peshevski paraprakisht i ka ofruar gazetarit që të futen në makinën zyrtare dhe të merren vesh, në vend që të shkojnë në polici.
