Zgjohet nga koma Edis Kuraja

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Lajmi i fundit që vjen nga Shkupi ka të bëjë me shëndetin e Edis Kurajës. Basketbollisti i njohur kosovar ka arritur të zgjohet nga koma pas aksidentit të pësuar ditë më parë.
“Edisit i janë larguar aparatet e frymëmarrjes. Ai është zgjuar nga koma dhe gjendja e tij po përmirësohet. Të premten pritet që Edisi t’i nënshtrohet operacionit të katërt.
Mjekët besojnë se gjendja e Edisit do të vazhdojë të përmirësohet edhe më shumë. Pas operimit të unazave do të jepen rezultatet e radhës për shëndetin e Edisit” ka thënë për Indeksonline një familjar i Edis Kurajës.