Zhbogar bisedë një orësh me Bahtirin, nuk tregojnë arsyet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka qëndruar të hënën në Mitrovicë.
Ai në këtë vizitë të paparalajmëruar ka biseduar rreth një orë me kryetarin e kësaj komune Agim Bahtirin, por nuk dihen çështjet që janë diskutuar.
KosovaPress, ka provuar të marr një prononcim rreth kësaj vizite, por asnjëri prej tyre nuk ka dashur të deklarohet.
Jo zyrtarisht mësohet se veç tjerash, është diskutuar edhe për detajet gjatë largimit të të ashtuquajturit ‘Park i paqes’ mbi urën e Ibrit, që do të ndodhë më 15 tetor të këtij viti.