Samuel Zhbogar e ka akuzuar ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami në lidhje për punën që është duke e zhvilluar kjo ministri duke e akuzuar se puna e mirë që është bërë në të kaluarën në MTI, po rrënohet nga Ministrja Bajrami. Dhe sipas tij, nëse vazhdohet kështu, kosova do të dështojë në të gjitha fazat e integrimeve evropiane.
Ai po ashtu thekson se ndryshimet që janë bërë në administratën e MTI-së në sektorin e resurseve njerëzore nga ministrja Hykmet Bajrami,kanë qenë jo të mira sepse janë larguar nga puna njerëz profesionistë me performancë të shkëlqyeshme,transmeton Lajmi.net
Mirpo i menjëhershem ka qenë reagimi i Ministres Bjarami duke thënë se asnjë presion,apo shantazh, nuk më largon nga ideja për t’i ndalë keqpërdorimet, krimin, korrupsionin edhe të njerëzve që janë të lidhur me çfarëdo faktori vendor apo ndërkombëtar.Ja reagimi i plotë i ministres në profilin e saj në Facebook.
Dikush duhet të japë llogari pse një biletë aeroplani është paguar shtatë mijë (7.000) euro
Asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë kërcënim, asnjë veprim i kujtdo qoftë nuk më largon nga ideja për t’i ndalë keqpërdorimet, krimin, korrupsionin edhe të njerëzve që janë të lidhur me çfarëdo faktori vendor apo ndërkombëtar.
Është absurde se unë kritikohem pse ka dhënë dorëheqje Kryeshefi i KIESA-s, i cili ka qenë nën hetime. Se ka dhënë dorëheqje drejtori i Divizionit për Promovim të Investimeve, Zyrtarja e Lartë për Promovim të Investimeve, pas vënies se disiplinës nga ana ime rreth udhëtimeve jashtë vendit.
Se e kam suspenduar kryeshefin e Metrologjisë, pasi që është arrestuar dhe gjendet në arrest shtëpiak.
Se kam kërkuar shkarkimin e Sekretares se përhershëm, e cila ka bërë dhjetëra shkelje, ju lutëm shiheni raportin e auditorit. Vendime të Këshillit të pavarura mbikëqyrës të pazbatuara, mungesë për menaxhim të mirë, keqpërdorime të shumta, bileta nga 7000 euro etj.
Ndërkohë, dy vjet jashtëligjshëm një person ka ushtruar funksionin e u.d i drejtorit te Departamentit të Tregtisë. Jashtëligjshëm gjatë kësaj kohe ka përfituar nga Fondi për Kuadro. I ftoj gazetarët që të vijnë në MTI dhe këtë e dëshmoj me dokumente.
Të gjitha këto kritika janë motivim për të vazhduar edhe me fuqishëm në luftën kundër korrupcionit.
