Zjarrfikësit i kanë 'disa fjalë' për institucionet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës përmes një letre të hapur ka reaguar për situatën e rëndë në të cilën punojnë zjarrfikësit. Sipas tyre, nuk ekzistojnë organizimi, financimi e as menaxhimi i shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.
“Zjarrfikësit kan m’bet pa uniforma, pa paisje personale ,të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stervjetruar, pa paisje te sigurta për pune , te pa testuara dhe te pa kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, perdorimi i tyre drejtperdrejt rrezikon jeten e zjarrfikësit , pa perkujdesje institucionale sa i perket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, veshtireson pa masë veprimtarinë tone”, thuhet në letrën e Sindikatës.
Kjo letër u është dërguar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ministrit të Financave, Avdullah Hoti, ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, Agjencionit për Reagim Emergjent, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Komisionit për Siguri dhe kryetarëve të Komunave.
Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë:
Për: Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Isa Mustafa
Ministrin e financave Z. Avdullah Hoti
Ministrin e punëve të Brendëshme Z. Skender Hyseni
Agjencionin pëe reagim emergjent , AME
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Komisionin për siguri
Kryetarët e Kumunave
Nga : Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.
Lënda: Letër e Hapur Publike për Insitucionet
Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i perket, organizimit, finacimit dhe menaxhimit te sherbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vendë dhe në pamundësi që të komunikojmë ne formë tjeter që kjo gjendje te përmirsohet, kemi vendosë qe edhe një t’ju dërgojmë një letër publike për të shprehur paknaqësitë dhe shqetsimet tona lidhur mos gadishmerinë e institucioneve vendimarrëse qe kjo gjendje te permirsohet dhe te sigurohen kushte normale për punë.
Mos definimi i kompetencave menaxhuese në mes të, MPB/AME dhe Komunave qe nga viti 2012 , kurë është bër transferi nga Komunat ne MPB dhe që asnjeher nuk u realizua, ka shkaktuar mjaft probleme dhe ka shkaktuar situatë mjaftë konfuze në ket shërbim, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk angazhohet që kjo gjendje te tejkalohet ,që të sigurohet vijë buxhetore dhe sherbimi të të jet fuksional, si pasojë e ketij vakumi institucional, zjarrfikësit kan m’bet pa uniforma, pa paisje personale ,të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stervjetruar, pa paisje te sigurta për pune , te pa testuara dhe te pa kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, perdorimi i tyre drejtperdrejt rrezikon jeten e zjarrfikësit , pa perkujdesje institucionale sa i perket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, veshtireson pa masë veprimtarinë tonë.
Për këtë gjendje të krijuar në vazhdimësi kemi kërkuar që situata e krijuar të zgjidhet në menyrë institucionale, por asnnjëher nuk morem pergjigjie dhe as qe u analizua kjo gjendje e krijuar dhe problemet e indentifikuara mbeten te pa zgjidhura dhe kjo situatë e krijuar ka shkatuar indinjatë të thellë te kjo kategori e të punësurëve.
Kerkesat tona janë të drejta dhe legjitime të bazuara në ligje mos zabtimi i ligjeve ne fuqi, si ligji i punës , ligji i zjarrfikjes dhe shpetimit,ligji për mbrojtje dhe siguri në punë, rregulloria Nr.33/2012 për shtesa në pagë dhe kompenzime tjera, mos implementimi i kontartës së punës , konsiderojmë se eshte shkelje flagrante e të drejtave të punëorëve dhe diskriminim total dhe mos zbatimi i ketyre ligjeve ka bë qe zjarrfikësit mos ti gëzojnë kto benifite edhe sot zjarrfikësit jan sherbimi i vetëm qe nuk kopenzohen për orët për ndrrim të natës,orët jasht orarit, festat shtetrore dhe fetare,koficieni me i vogël i mundshëm në disa komuna 4.83, kompenzimet për lëndime ne vendin e punës ,,siq ishte rasti i fundit i lendimit te zjarrfikësit nga Mitrovica ,qe morri lëndime të rënda trupore dhe askush nuk u interesua per gjendjen e tijë shendetsore dhe te gjitha shpenzimet mjeksore eshte dasht qe ti siguroj vet.
Prandaj APELOJM që urgjentisht të shyrtohet kjo gjendje, kerkojmë nga institucionet, nga niveli Qendrorë dhe lokal, që të harmonizojnë qendrimet të angazhohen që të sigurohet,vijë buxhetore, të definohen kompetencat menaxhuese të ndahen pergjegjesitë ,te krijohen kushte normale për punë, kjo situatë është e pa pranushme dhe e pa përballueshme dhe krejt në kurriz të zjarrfiksëve , ne jemi te gatshëm që për interesa të qytetarëve , per te shpëtuar jeten e tyre dhe pasurinë te rrezikojmë edhe jeten tonë, por nuk jemi të gatshëm qe per shkak te neglizhences se institucioneve për të vepruar dhe për te siguruar kushteve dhe paisje te rrezikojmë shendetin dhe jeten.
Shërbimi zjarrfikjes dhe shpetimit meriton tretman tjeter, misioni i zjarrfiksëve eshte shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk arsyeton qellimin e themelimit.
Ju kemi drejtuar me qëllim që në rishikim te buxhetit ne lexim te dytë ,që të gjitha institucionet qeveritare, Deputetet te bëjnë vrejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e sherbimit të zjarrfiksëve, dhe të shqyrtohen mundesitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi që sherbimi i të jet funksional dhe te jet i gatshem qe të kryej misionin në menyrë te dinjitetshme.