Zjarri në Tajvan – qindra njerëz marrin plagë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Së paku 200 njerëz janë lënduar nga eksplodimi që ka ndodhur në parkun argëtues jo larg qytetit kryesor të Tajvanit Taipei, transmeton CNN.
Siç raporton kjo agjenci së paku 82 persona janë lënduar rëndë.
Por edhe pse CNN fillimisht ka raportuar se bëhet fjalë për eksplodim, zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve të këtij qytetit beson se aksidenti ka ndodhyur kur është djegur pluhuri i ngjyrosur me të cilën spërkatet publiku.
Siç thuhet aksidenti ka ndodhur gjatë “party me ngjyrë” në Aqua Park në Formosa.
Xhirimet në internet tregojnë se si njerëzit argëtohet në këtë aheng. Pasi që nga disa lloje të topave në ajër është lëshuar një pluhur i larmë ka rënë zjarri ku shihen njerëzit që ikin nga flakët.
Në mesin e të plagosurve ka njerëz që kanë djegie deri në 40 përqind.