Zjarri përfshinë pyjet në Kanada, evakuohen mijëra persona

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zjarri në një pyll në provincat kanadeze Saskatchewan dhe Alberta akoma nuk është vënë nën kontroll.
Zëdhënësi i Qendrës Emergjente të Saskatchewanit, Colin King ka thënë se janë ballafaquar me një situatë mjaftë serioze dhe se deri më tani janë evakuuar rreth 5.000 persona. Personat e evakuuar përkohësisht janë strehuar nëpër shkollat, hotelet, ndërtesat e universitetit dhe spitalet.
Zjarri në pyjet ka filluar javën e kaluar, por siç tha King, për shkak të erës së fortë është zgjeruar me shpejtësi shumë të madhe. Zjarri është akoma aktiv në rreth 500 zona dhe deri më tani dhjetëra mijë katrorë të sipërfaqes së pyjeve janë shndërruar në hi,transmeton AA.
Zjarri kërcënon edhe Saskatchewanin verior, Albertan veriore dhe rajonet veriperëndimore.
Për shkak të evakuimit të numrit të madh të njerëzve hotelet në qytetet Prince Albert dhe Regina janë plotë me qytetarët të cilët aty gjetën strehimin.