Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras është zotuar se do të prezantojë më 9 korrik, para liderëve të eurozonës, propozime specifike për reformat ekonomike. Ky premtim vjen vetëm pak orë pasi komisionari evropian për ekonomi, Pierre Moscoviti ka deklaruar se Brukseli është duke pritur që të arrijë një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” me Athinën, e cila do t’i mundësonte Greqisë të qëndronte në eurozonë./21Media
