Zvicër, fillon testimi i dronëve për shpërndarje të postës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Siç bëhet e ditur, testet e para do të zgjasin deri në fund të korrikut, për të vlerësuar aspektet e efikasitetit dhe sigurinë e dronëve.
Posta zvicerane ka deklaruar se ka filluar të testojë dronet për shpërndarje të postës.
Stafi menaxhues i postës ka deklaruar se përdorimi i dronëve në shpërndarjen e postës do të fillojë pas pesë vitesh. Gjithashtu theksohet se testet e para do të zgjasin deri në fund të korrikut për të vlerësuar aspektet e efikasitetit dhe sigurinë e dronëve.
Dronët me tetë helika janë shumë të lehtë dhe kanë mundësi që ngarkesën prej një kilogrami ta bartin deri në 10 kilometra largësi.
Mediat zvicerane thonë se kjo mënyrë e shpërndarjes së postës mund të jetë e dobishme për fshatrat e Alpeve të largëta dhe vështirë të arritshme në këtë vend.