Zyrtarë zviceranë thonë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Zvicrës kërkesë për ekstradim të shtatë zyrtarëve të FIFA-s, të arrestuar në muajin maj në Cyrih. Zyra Federale e Drejtësisë ka njoftuar sot se policia lokale e Cyrihut do të mbajë seancë dëgjimi të 7 personave lidhur me kërkesën për ekstradim. Kjo kërkesë është e bazuar në hetimet e SHBA-së për dyshime për ryshfet, në vlerë më tepër se 100 milionë dollarë, ku janë të përfshirë zyrtarë e nivelit të lartë të FIFA-s./21Media
