Zvicra arreston komandantin e trupave muslimane të Srebrenicës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Familjet e mijëra myslimanëve boshnjakë të masakruar në Srebrenicë kanë reguar të indinjuara më shumë se kurrë për arrestimin e komandantit të myslimanëve të Bosnjes, Naser Oriq, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, që e akuzon për krime lufte.
Oriq drejtoi trupat myslimano-boshnjake në Srebrenicë, në lindje të Bosnjes, ku forcat serbe masakruan mbi 8 mijë banorë në në mes të korrikut 1995.
“Ajo që po ndodh, një muaj përpara 20-vjetorit të genocidit të Srebrenicës, është e turpshme. Arrestimi është tërësisht politik”, deklaroi Munira Subashiç, drejtuese e shoqatës së Nënave të Srebrenicës.
Sipas Subashiq, duke kërkuar arrestimin e Oriq në këtë moment, në një kohë kur nënat e Srebrenicës janë më të brishta se kurrë, Beogradi synon të devijojë vëmendjen ndaj përkujtimit të masakrës.
Subashiq humbi 20 anëtarë të familjeve të saj në masakrën famë keqe, përfshirë këtu bashkëshortin dhe djalin.
Oriq u arrestua në Gjenevë të Zvicrës dhe po mbahet në burgim në pritje të ekstradimit në Serbi, deklaroi Ministria e Drejtësisë në Zvicër ditën e enjte.
Ai u arrestua në kufirin mes Zvicrës dhe Francës në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet serbe më 3 shkurt.
Oriq po shkonte në Gjenevë i shoqëruar nga një delegacion, i ftuar nga qyteti për të marrë pjesë në disa evente, për kujtimin e 20-vjetorit të masakrës, shkruan gazeta zvicerane “La Tribune”.
Vetë Oriq ka deklaruar se do ta kundërshtojë ekstradimin, ndërkohë që Ministria zvicerane e Drejtësisë ka shtuar se do t’u kërkojë autoriteteve serbe që t’i nënshtrohen një procedure normale ekstradimi, brenda afatit 18-ditor që parashikohet në Konventën Evropiane mbi Ekstradimin.
Serbia pretendon se Oriq dhe njerëzit e tij vazhdimisht sulmuan në vitet e luftës fshatrat serbe të Srebrenicës, me qëllim dëbimin e tyre.