Mesfushori brazilian Douglas Costa do të veshë fanellën e Bayernit të Munichut sezonin e ardhshëm.
Kampionët e Bundesliga kanë arritur marrëveshje në vlerën e 30 milionë euro për transferimin e tij nga Shakhtar Donetsk .
“Shakhtar Donetsk dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për të gjitha formalitetet sa i takon transferimit të Douglas Costa te klubi gjerman”, thuhet në deklaratën e klubit ukrainas.
“Shuma e transferimit të mesfushorit është 30 milionë euro. Shakhtar falënderon Douglas për kohën e kaluar në ekip dhe i dëshiron sukses me klubin e ri”, shkruhej më tej në deklaratë.
Më vonë edhe Bayerni ka konfirmuar transferimin, duke zbuluar se lojtari ka nënshkruar kontratë që e mban atë në klub deri në vitin 2020.
