Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka zbuluar se ylli i Juventusit, Paul Pogba…
Presidenti aktual i Barcelonës, Josep Bartomeu ka zbuluar se klubi katalunas nuk do të bëjë më përpjekje këtë vit për transferimin e Paul Pogbas nga Juventusi.
Skuadra nga Camp Nou kishte ofruar 80 milion për yllin francez, por klubi italian kishte refuzuarkëtë ofertë.
“Ne nuk do ta blejmë Pogba këtë vit. Ne nuk jemi duke e planifikuar atë për sezonin e ardhshëm. Ai nuk është pjesë e planeve tona sportive për sezonin 2015-16 “, ka deklaruar Bartomeu.
