Roma ka konfirmuar ndërmjet faqes zyrtare se klubi ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Mohamed Salah. Mesfushori nga Egjipti ishte i huazuar tek Fiorentina në sezonin e kaluar ku bëri një impakt masiv, ndërsa tani Salah do ta vazhdojë karrierën tek klubi romak.
Unë mendoj që Roma është njëra ndër klubet më të mëdha në botë dhe unë jam i lumtur që jam këtu. Të gjithë këtu janë ambicioz dhe të gjithë e duan titullin. Ne do të bëjmë më të mirën tonë për t’i bërë tifozët të lumtur, tha Salah për televizionin zyrtar të Romës.
