Pas njoftimit të disa ditë më parë nga Atletico Madrid, edhe Fiorentina ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Mario Suarez.
Kjo është komunikata e klubit italian: “Suarez është futbollist i ri i Fiorentinës. Fiorentina komunikon transferimin e futbollistit Mario Suarez Mata nga Atletico Madrid”.
Si pjesë e marrëveshjes, mbrojtësi Stefan Savic i është bashkuar klubit nga Vicente Calderon.
