"Pasqyra memorje"për një shopping të lehtë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Të gjithë të apasionuarit pas shoppingut e dinë se të provosh veshje të reja mund të konsumojë goxha kohë, sikurse të rezultojë demoralizuese dhe lodhëse. Dhe në dhomën e veshjes, ju shpesh nuk merrni një pamje të plotë të asaj që po provoni.
Por në San Francisco, SHBA, kërkuesit kanë arritur në një zbulim, Pasqyra Memorje, e dizenjuar për ta bërë blerjen e veshjeve shumë më të lehtë. Pajisja përmban një video kamera, e cila regjistron një pamje prej 360 gradësh të mënyrës se si duket veshja dhe bën krahasime cip me cip. Gjithashtu mund të luajë edhe rrotullimet, në mënyrë që blerësit të shohin veten e tyre nga të gjitha këndet. Dhe mundet madje të sugjerojë edhe aksesorë.
Pasqyra regjistron një video tetë sekondëshe, e cila është e mbrojtur me password dhe mund të dërgohet me email, në mënyrë që blerësit të kërkojnë opinione nga njerëzit e tjerë. Pasqyra gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrën e veshjes dhe mban mend cdo gjë që një person provon, për të evituar provën e të njëjtës veshje dy herë. Ajo mundet madje t’ju tregojë se si dicka do të përshtatet pa patur nevojë ta provoni fare.