'Gjermania dhe shtetet e rajonit do të punësojnë 1 mijë kosovarë'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka deklaruar për RTV21 se po angazhohet për punësim sezonal të kosovarëve jashtë vendit. Ministri Abrashi, tha se Marrëveshjet që sipas tij, pritet të finalizohen së shpejti, se do të mund të punësohen deri në 1000 qytetarë të Kosovës.
Sipas Abrashit, janë dy iniciativa madje një është për Gjermaninë e që është nënshkruar me Odën Ekonomike Gjermane dhe se është duke u punuar me një agjenci që merret me punësim në Kosovë. Ai shtoi se marrëveshje për punësim sezonal mund të nënshkruhen edhe me shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian por, që me këto shtete do të fillohet të negociohet pasi që të nënshkruhen marrëveshjet që janë në proces. /21MEDIA