'Gjykata Speciale është sfidë nacionale të cilën do ta kalojmë'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se draftligji për Gjykatën Speciale do të jetë në Kuvendin e Kosovës sapo të procedohet nga Qeveria. Dhe ai pret që të kalohet kjo sfidë me sukses.
“Ne presim nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të kemi draftligjin në rend të parë…Ajo çka mund të theksoj e cila është më qënësore, ne duhet ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë duhet ta ruajmë konsensusin nacional. Është sfidë nacionale kjo të cilën do ta kalojmë, por gjithsesi me sukses Kuvendi i Republikës së Kosovës do ta tejkalojë edhe këtë sfidë”, tha Veseli për televizionin publik.
Veseli i bëri thirrje opozitës që të reflektojë në votimin e Gjykatës Speciale, pasi që sipas tij, ky nuk është problem i një partie politike. “Nuk është e drejtuar kundër një partie të caktume, është e drejtuar kundër vlerave më sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht luftës sonë dhe udhëheqjes së kësaj lufte. Ne duhet t’i tregojmë botës se kemi gatishmëri të ballafaqohemi me drejtësinë në të njëjtën kohë duhemi t’i tregojmë edhe botës se lufta jonë ka qenë e drejtë”, tha Veseli.