Sistemi i Drejtësisë në Kosovë është dalë të jetë shumë i dobët nga hulumtimi “Mbrojtja e Dëshmitarëve në Republikën e Kosovës” i realizuar nga Qendra për Hulumtim, Dokumentin dhe Publikim (QHDP).
Në bazë të këtij hulumtimi del se ka pasur ankesa se Ministria e Drejtësisë nuk ka procese të definuara për sistemin prokurorial dhe gjyqësorë në mbrojtjen e Dëshmitarëve.
“Në Kosovë mungon vullneti politik për sundim të ligjit dhe mbrojte të dëshmitarëve”, u tha gjatë prezantimit të këtij hulumtimi.
Besa Kabashi – Ramaj, udhëheqëse e QRDP-së tha se EULEX ka pasur në fillim kredibiliet por që më vonë e ka humbur atë dhe është trashëguar nga institucionet e Kosovës.
“Qytetarët kanë shumë pak besim tek institucionet e Kosovës dhe ata nuk duan të dëshmojnë dhe kjo ka ndikuar sidomos në rastet e fundit të EULEX-it”, ka thënë Besa Kabashi – Ramaj.
