'Terroristët e maskuar'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes publikoi një dokument mbi rregullat e luftës në të cilën barazon gazetarë dhe terroristët.
Në dokumentin me titull “Manuali i Ministrisë luftës së Mbrojtjes “ theksohet se terroristët mund të maskohen si gazetarë dhe kështu që të fitojnë avantazh .
Udhëzimi i cili përmban 1176 faqe thotë se gazetarët mund të jenë anëtarë të forcave të armatosura të armikut .
Gazetarët janë përshkruar si pjesëmarrës pa privilegje nëpër konflikte, çfarë është përkufizimi i cili zëvendësoi formulimin e mëparshëm të regjimit të George W. Bush, i cili hagzetarët i ka quajtur luftëtarë të paligjshëm të armikut .
“Në përgjithësi , gazetarët janë civilë, por ata mund të jenë pjesëtarë të forcave të armatosura”, thuhet në dokument.
“Pjesëmarrës pa privilegj në konflikt”, një formulim që mund të aplikohet për një person i cili nuk ka të drejta në bazë të Konventës së Gjenevës, që mund të jetë një i burgosur i luftës apo i burgosur i përhershëm .
“Me këtë i është dhënë mundësia ushtrisë për të sulmuar apo vrarë gazetarët që nuk i duan dhe që nuk duhet të jenë në anën tjetër”, ka thënë Chris Chambers , një profesor i gazetarisë në Universitetin Georgetown .