Ngjarjet e dhunshme të 14 tetorit të takimin Serbi – Shqipëri nuk kanë mbetur pa u vënë re nga mediat ndërkombëtare.
Edhe disa muaj pas asaj sfide shkruhet akoma. Gazeta britanike “Telegraph” e ka përfshirë në përballjet më me rivalitet në botë. E kaluara mes dy vendeve është përmendur si një faktor kryesor të incidenteve që ndodhën në fushë, ku në mes është Kosova.
Takimi u ndërpre pak minuta se të përfundonte pjesa e parë e shtyrë nga dhuna dhe racizmi i tifozërisë vendase.
Kjo sfidë po luhet edhe sot në pjesën e fundit të saj, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv që ende nuk e ka marrë vendimin, pas ankimimeve të Shqipërisë dhe Serbisë.
10 korriku është vendosur si dita e radhës për të dhënë verdiktin për këtë ndeshje të përfolur.
“Telegraph” e ka vendosur të 13 në radhë rivalitetin mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në krye të kësaj përbledhje është sfida Argjentinë – Brazil.
