Pranë Auditorit të Universitetit të Arteve në Tiranë Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me DocuTIFF dhe Universitetin e Arteve në Tiranë çdo të mërkurë nga data 1 korrik deri më 2 shtator 2015, ora 21:00, organizojnë 10 netët e kinemasë italiane.
Ky organizim do të hapet me filmin L’intrepido me regji të Gianni Amelio-s, i cili ka protagonist Antonio Albanese e që është xhiruar pjesërisht në Shqipëri, vend i rivizituar nga regjisori pas gati njëzet vitesh që nga filmi Lamerica,raporton KL.
