Andrea Pirlo nuk ka ndërmend të largohet nga Juventusi.
“Mjeshtri” i “Zonjës së Vjetër” që hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm.
Ditët e fundit është folur për një largim të 36-vjeçarit drejt SHBA-së ose Lindjes së Mesme, pasi ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë.
Pirlo nuk dëshiron të flasë për një largim, ndërkohë që konfirmon prezencën në EURO 2016.
“Ka shumë spekulime për mua që do të largohem nga Juventusi, unë vetëm dua që të vazhdoj të luaj dhe të jem prezent në Euro 2016”, deklaroi Pirlo.
