Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i saj Ramush Haradinaj, janë të skandalizuar me shkrimet e fundit të disa mediave serbe për përfshirjen e njerëzve të afërt të AAK-së dhe zotin Haradinaj, në ngjarjet e Maqedonisë.
“Kjo është një fushatë e orkestruar kundër zotit Haradinaj dhe vetë Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.
Opinioni në Serbi dhe në Maqedoni duhet ta dinë se AAK dhe njerëzit e saj nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë të përfshirë në zhvillimet në Maqedoni.
“Jemi të vetëdijshëm se ata që përhapin dezinformata të tilla, vetë qëndrojnë prapa këtyre zhvillimeve dhe lakimi i emrit të AAK-së dhe liderit të saj, për gjoja krijimin e dofarë kampesh ushtarake në Likovë, bëhen me qëllim të dëmtimit të Kosovës dhe të AAK-së, pikërisht në kohën kur Kosova po përballet me zhvillime të rëndësishme”.
