Aymen Abdennour është në bisedime me Liverpoolin, ndërsa Monaco nuk do t’ia bllokojë transferimin në Angli, ka bërë të ditur agjenti i tij.
Mbrojtësi qendror ka shkëlqyer në fanellën e klubit francez, i cili siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kur mposhti Arsenalin.
Tuniziani po kërkohet nga disa klube evropiane, përfshirë edhe Barcelonën, por agjenti i tij ka njoftuar se Liverpooli është duke i prirë garës për të.
“Ka disa klube që kanë shprehur interesim për të, por deri më tani Liverpooli ka bërë kontakte zyrtare”, ka thënë ai.
