Pas një kohe të gjatë,këngëtarja me famë botërore Adele po punon aktualisht për albumin e saj të radhës.
Pharell Williams është një nga bashkëpunëtorët e saj. Williams në një intervistë ka thënë se Adele po ndihet mirë dhe se po punon ngadalë por me siguri në këtë album.
“Ajo i ka tekstet nga ditari e saj dhe po vazhdon lehtë në studio. Është e relaksuar, dhe nuk ka shumë kohë në dispozicion” ka thënë Williams.
Adele ka publikuar albumin e saj “19” në vitin 2008, më pas albumin “21” në vitin 2011-të, ndërsa thashethemet flasin se albumi i saj i ri do të titullohet “25”.
“Time”, e ka radhitur Adele si një nga 100 njerëzit më me influencë në botë.
