Aeroplani bie në det, një i vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një person ka vdekur ndërsa një tjetër është plagosur në një aksident me aeroplan që ka ndodhur të enjten pasdite jo larg Splitit.
Siç shkruan “Veçernji list” aeroplani sportiv ka rënë në deti rreth orës 17 e 40 në afërsi të plazhit në vendin Kastel Stafiliq.
Të lënduarit I është ofruar ndihma mjekësore në spitalin e Splitit ndërkaq tragjedia do të ishte më e madhe duke pasur parasysh se në këtë plazh ka shumë mysafirë.
Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa për të lënduarin dëshmitarët tregojnë se I ka thyer duart dhe këmbët.