Afganistan:Udhëheqësi i talebanëve Mullah Omar ka vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Komandanti suprem dhe udhëheqësi shpirtëror i talebanëve Mullah Omer është i vdekur, kanë konfirmuar burime nga qeveria e Afganistanit.
BBC rikujton se edhe më herët është publikuar informacioni për vdekjen e Omarit të cilat kanë dalë të pasakta, megjithatë kjo është hera e parë që qeveria e konfirmon një informatë të tillë.
Militantët nuk e kanë komentuar këtë pohim të qeverisë.
Mullah Omar ka udhëhequr talebanët në fitoret ndaj milicisë rivale në luftën civile pas tërheqjes së ushtrisë sovjetike.
Omar ka qenë president i Afganistanit nga viti 1996 deri te rënia e regjimit të talebanëve në vitin 2001.
Lidhja e tij me Osama Bin Ladenin ka sjellë invazionin e SHBA-ve në Afganistan në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit në New York dhe Washington.
Që nga atëherë Mullah Omar është fshehur, ndërsa SHBA për kokën e tij ka dhënë 10 milionë dollarë.
Mediat e Afganistanit në vitin 2001 patën publikuar se lideri i talebanëve është vrarë, por më vonë e kanë demantuar zyrtarët pakistanezë.
Talebanët atëherë kanë konfirmuar se telefonat e tij janë gjetur në cak të hakerëve ku nga ta kanë dërguar porosi se Omar ka vdekur.
Ai nuk është parë në publik nga fushata amerikane që nga viti 2001.
Ish i dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin Richard Holbrooke kishte thënë se Mullah Omar ishte fshehur përgjatë kufirit mes dy vendeve .