Agjërimi i Ramazanit fillon më 18 qershor

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e enjte më 18 qershor të këtij viti.
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.